#oranews #saimirtahiri #spak #gjykata
Prokuroria e Posaçme nuk tërhiqet nga akuzat e saj ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky institucion ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për Saimir Tahirin duke kërkuar dënimin me 12 vjet heqje lirie.
Organi i akuzës mësohet se ka kërkuar në Gjykatën e Lartë, prishjen e vendimit të Apelit dhe lënien në fuqi të akuzave ndaj ish-ministrit për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar.
Për këto akuza, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Apel shpalljen fajtor të Saimir Tahirit dhe dënimin e tij me 12 vjet heqje lirie.
E njëjta masë dënimi është kërkuar edhe për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, pas një procesi disa vjeçar, Saimir Tahiri u dënua me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për akuzën shpërdorim detyre, pasi me veprime dhe mosveprime, kishte lejuar kanabizimin e vendit.
Gjykata vlerësoi se në dosjen e Prokurorisë nuk kishte prova për akuzat trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, duke vlerësuar nivelin e provueshmërisë të mjaftueshëm vetëm për akuzën shpërdorim detyre.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!