TIRANE- Spitali Amerikan, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, kanë bashkëpunuar për t'i ardhur në ndihmë djaloshit 19-vjeçar Sebastian Sinomati, nga Qendra e Zhvillimit për personat me aftësi të kufizuar, Vlorë.
I kontaktuar nëpërmjet një letre nga drejtori i këtij institucioni në Vlorë, Viktor Lami, në lidhje me shqetësimin për shëndetin e Sebastianit; Veliaj i është drejtuar dhe i ka besuar Spitalit Amerikan për realizimin e kësaj kirurgjie të veçantë, transplantin e korneas.
Sebastian Sinomati, i diagnostikuar me një sëmundje gjenetike të quajtur neurofibromatozë, një sëmundje e rrallë tumorale, e cila i kishte dëmtuar totalisht shikimin në syrin e djathtë, iu nënshtrua para një javë në Spitalin Amerikan, ndërhyrjes së transplantit të kornesë në njërin sy. Nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e kirurges oftalmologe Dr. Teuta Haveri dhe stafit të specializuar të okulistikës, transplanti i kornesë është realizuar me sukses, duke i rikthyer shikimin pacientit.
Në Spitalin Amerikan që prej vitit 2009 e deri më tani janë realizuar me sukses 30 raste transplantesh të korneas. Në stadet e avancuara të keratokonusit, kur kornea është gati në perforacion (çarje) transplanti i kornese është e vetmja metodë që mund të shpëtojë syrin.
Ещё видео!