#agimgjini #nuredindumani
I fshehur në këtë ambient të përshtatur në një banesë në Durrës, Agim Gjini, një prej bashkëpunëtorëve të hershëm të Nuredin Dumanit, u gjet nga policia dhe arrestua për t’u përballur me akuzat që ish-miku, tashmë i penduari i drejtësisë ka ngritur ndaj tij.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim me vendim gjykate, pasi SPAK duke u bazuar në të dhënat e treguara nga Dumani, e akuzon atë për grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje, si pjesë e një grupi kriminal.
Gjithçka bëhet fjalë për një grabitje me dhunë të një servisi makinash në Shijak në vitin 2013. Referuar dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, në këtë grabitje ka qenë edhe i shumëkërkuari Talo Çela.
Ndërkohë roli i Agim Gjinit ishte ai i shoferit, teksa në garazhin e tij ruheshin makinat e vjedhura dhe që më pas përdoreshin për ngjarje të tjera. Pikërisht në garazhin e Gjinit janë ndarë edhe vlerat monetare të grabitura në servis që shkonin nga 18 mijë deri në 20 mijë Euro. Deri tani si pjesë e operacionit Plumbi i Artë janë arrestuar 19 persona, ndërsa kërkim janë 13 të tjerë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!