Agron Duka i ftuar në “Fax News” ka folur për emrin e presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.
Kur iu kërkua të thoshte një emër, Duka veçoi Dashamir Shehin për të cilin foli me superlativa duke thënë se është një politikan që qëndron mbi palët dhe me integritet. Por Duka tha se në asnjë rast vota e tij nuk mund të shkojë për një kandidat që është pjesë aktive e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Vlerësimi skandaloz është më e pakta ajo që ka thënë Rama për Ilir Metën, ai para marrëveshjes ka thënë akoma akuza edhe më të rënda. Nëse presidenti nuk ka varësi nga Rama do të ishte më e mira për opozitën.
A keni një emër të preferuar të opozitës? “Nuk ka rëndësi fare, për mua ta them. Nëse do të zgjidheshin nga opozita ka emra plot me integritet, sic është Dashamir Shehi një i djathtë i thekuar që nuk bën kompromis kurrë në kurriz të Kushtetutës. Ai është gjithmonë në favor të njerëzve dhe këtë e ka treguar koha ndër vite. Si Dashi ka shumë nga opozita. Nga e majta kam parë shumë emra që janë të pranueshëm edhe për Valentina Leskajn, Mimi Kodhelin janë emra të nderuar, por jo Lindita Nikolla. Unë nuk kam asgjë personale, por unë s’mund të votoj një kandidate që është pjesë e grupit parlamentar të PS”, tha Duka.
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!