Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i bëri thirrje kuvendit, të çojë përpara procedurat e zgjedhjes së avokatit të ri të popullit, pasi prej dy vitesh mandati i Erinda Ballancës ka përfunduar dhe zgjedhja e pasardhësit të saj, ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve parlamentare.
“Raporti i vitit 2024 thotë se, pavarësisht mungesave të vazhdueshme të stafit, të cilat prekin edhe funksionimin e zyrave rajonale, Avokati i Popullit e ka ushtruar me efektivitet mandatin e tij dhe e përgëzon për këtë. Megjithatë, raporti shpreh keqardhje për politizimin e procesit parlamentar të emërimit. Dy vjet pas përfundimit të mandatit të Avokatit të Popullit aktual, Parlamenti ende nuk ka arritur të emërojë pasardhësin. Kjo çështje duhet të trajtohet urgjentisht, sepse kjo vonesë, siç theksohet edhe në një raport tjetër të BE-së, Raporti i Shtetit të së Drejtës i publikuar në korrik të këtij viti, po dobëson këtë institucion të rëndësishëm. Por jam i kënaqur që Kryetarja e Kuvendit është këtu, sepse e di që mund të mbështetem te angazhimi i saj personal për të provuar dhe adresuar këtë anomali.”
Më herët është ndjekur praktika e emërimit të një figure konsensuale për drejtimin e avokatit të popullit, të propozuar nga opozita. Por emrat e propozuar më herët nuk kanë gjetur aprovim nga mazhoranca.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Kuvend
Ещё видео!