Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku është skualifikuar nga gara për në Gjykatën e Lartë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit z. Theodhor Sollaku. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në vendimin e KLGJ-së.
Njëjtë si Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë po kalon krizën më të madhe të saj përsa i takon mungesës së anëtarëve, të cilët u shkarkuan nga vettingu .Gjykata e Lartë gjatë këtij procesi humbi shtatë anëtarë.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
Ещё видео!