Në Bulqizë kanë rinisur reshjet e dëborës, krahas temperaturës së ulët që kë prekur vendin. Problematikat duket se nuk po gjejnë zgjidhje për shkak të saj, teksa siç duket dhe nga pamjet rrugët e godinat e ndryshme janë zbardhur plotësisht. Disa zona aktualisht janë pa energji elektrike, teksa qarkullimi I automjeteve bëhet me vështirësi.
Trashësia e dëborës në disa njësi administrative shkon në 10cm, ndërsa në ato të thella malore mbi 30 cm. Aty situata paraqitet edhe më e rrezikshme, ku bëhet me dije për fshatra të izoluar. Energjia elektrike është ndërprerë prej ditësh tashmë, si dhe tubot e ujit të pijshëm kanë ngrirë. Kjo e fundit ka bërë që qindra familje të mos furnizohen.
Situata është rënduar më tepër pasditen e kësaj të shtune. Rrugët kanë krijuar shtresa akulli ndaj urdhërohet që automjetet të pajisen me zinxhirë, shoqëruar me gomat dimërore. Gjithashtu të shmangen lëvizjet e panevojshme përgjatë zonave problematike.
Në një moment kur reshjet e dëborës nuk kanë përfunduar dhe temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, nuk mund të arrihet normalizimi nga ana e autoriteteve në terren.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bulqizë#Debora#TopChannel
Ещё видео!