LAZARAT- Rreth 1.82 ton marijuanë janë gjetur gjatë aksionit antikanabis në Lazarat që vijon tashmë prej 21 ditësh.
Si rezultat i kontrolleve të të gjithë territorit në Lazarat policia në lagjen "Gjoka" ka zbuluar sasi të madhe droge të presuar rreth 1.2 ton, e fshehur në bodrumin e një banese të vjetër, si dhe 620 kg ishte rifuxho, e papaketuar. Droga e presuar u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa droga rifuxho u asgjësua në vend me anë të djegies. Ndërkaq, policia po vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkaq, një ditë më parë u gjet një sasi prej 3 ton drogë e fshehur në banesat e Lazaratit. Një pjesë e drogës së gjetur ditë ne djeshme ishte e fshehur në një cisternë metalike që shërbente për transport uji.
Policia bën të ditur se pas sasive të mëdha të drogës, të armëve të zjarrit e sendeve të tjera të kundraligjshme, si dhe mënyra e fshehjes së tyre, bën të domosdoshme vazhdimin e operacionit edhe në ditët në vijim.
Ещё видео!