Udhëtim nëpër natë në Durrës, dhjetë ditë pas tronditjes që i la pas tërmeti i 26 nëntorit. Udhëtim përmes kujtimeve të dy prej personazheve të qytetit, aktori Xhelal Tafaj dhe ingjinieri Gazmend Oketa.
Do të na flasin për netët e fëmijërisë dhe djalërisë së tyre nëpër Durrës por edhe netët e kohëve të vështira të qytetit. Edhe natën e Tërmetit, frikën e trishtimin që ndjenë kur panë qytetin tërësisht bosh.
Na tregojnë se si shënjat e qytetit janë zhdukur dhe mbi to ngrihen përbindësha deri në 25 kate. Çfarë ndodh gjatë natës nëpër rrugët e sheshet e Durrësit, dhjetë ditë pas tërmetit.
Ka rënë nata në Durrës dhe qyteti vazhdon ta ketë zhurmën e zakonshme të kësaj ore. Po afrohet ora 10 e darkës por ka lëvizje nëpër qytet, nëpër kafene e shëtitore.
Megjithatë shumica e qepenave janë të mbyllura. Në fakt nuk janë hapur prej datës 26 nëntor pas tërmetit. Zbrazëtia e rrugëve në këto kohë është e zakonshme për Durrësin e një ditë normale dhjetori.
Por siç duket ka njerëz më shumë se sa zakonisht. Ndoshta se vazhdojnë të qëndrojnë poshtë pallateve të ndikuar ende nga frika që shkaktoi ajo natë kur Durrësi u duk se po shkulej prej themeleve…
Do të përpiqemi të rrëfejmë një udhëtim nëpër natën e një qyteti, dhjetë ditë pas tronditjes që i la pas tërmeti I 26 nëntorit. Udhëtimi do të jetë përmes kujtimeve të dy prej personazheve të qytetit.
Është me ne në këtë udhëtim një figure e dashur për durrsakët, aktori Xhelal Tafaj. Do të na flasë për netët e fëmijërisë dhe djalërisë së tij nëpër Durrës por edhe netët e kohëve të vështira të qytetit.
Edhe natën e Tërmetit, frikën e trishtimin që ndjeu kur pa qytetin tërësisht bosh. Do të na tregojë se si shenjat e qytetit janë zhdukur dhe mbi to ngrihen përbindësha deri në 25 kate.
Ish-markata, është stacioni i parë.
Një tjetër personazh që e do shumë Durrësin, Gazmend Oketa, që kurrë nuk ka menduar ta braktisë, do të na rrëfejë çfarë i ka dhembur më shumë nga zhdukja e shenjave të dikurshme të qytetit.
Prej datës 26 nëntor menjëherë pas tërmetit, Oketa është në terren si ingjinier ndërtimi për të ndihmuar në konstatimin e dëmëve që i janë shkaktuar shtëpive durrsake e pallateve të vjetra e të aty shumëkatëshe. Ka inspektuar qindra ndërtesa.
Në sheshin e qytetit, si kudo tjetër ka ndryshime drastike të cilat kanë qënë dhe janë kaq të padëshiruara për durrsakët.
Mallin për fëmijërinë e rininë ai e shuan në këtë shëtitore, që është quajtur gjithmona rruga tregtare. Është ndër të paktat vënde që i kanë shpëtuar betonizimit.
Ecim nëpër shëtitore për të shkuar tek torja veneciane së cilës tani ia zë frymën Veliera e famshme… masivi i madh me beton.
Kur pa të boshatisej Durrësi, padyshim që ndjeu frikë e trishtim… i kishte ndodhur ta shihte kështu të boshatisur vetëm në një film që evokontë një kohë të hershme..
Si të gjtihë durrsakët, Xhelali është kaq i trishtuar për ndryshimet që ka pësuar qyteti bregdetar dhe po aq i pafuqishëm për ta ndalur dorën e shkatërrimit mbi qytet.
E vazhdojmë udhëtimin tonë natën nëpër Durrës për të parë çfarë ndodh nëpër rrugicat bosh të qytetit sepse ka kaluar mesnata dhe tani të gjithë i janë kthyer shtëpive të tyre.
Ndeshim nëpër rrugë makinat e punonjësit e pastrimit të qytetit. Njëri prej tyre afrohet për të na thënë se qyteti është i qetë dhe pa problem.
Na tregon se si atë natë të tërmetit ishte duke pastruar në këtë rrugë dhe vrapoi për tek banesa e tij ku kishte lënë në gjumë fëmijët.
Ecim nëpër rrugica ku gjithçka hesht. Ka makina të parkuara poshtë pallateve nëpër të cilat shquan ndonjë dritë të ndezur.
I gjen shumë patrulla policie nëpër rrugica e sheshe.
Është ora 2 e 30 pas mesnate. Duke lëvizur nëpër qytet sheh se nuk ka më shumë njerëz që flenë nëpër makina… Por ka ende njerëz që flenë nëpër çadra.
Është njëra prej tyre ku po flenë dy të moshuar. Banesa e tyre ndodhet në pallatin përballë dhe duket e dëmtuar. Bashkia e ka shpallur të pabanueshme për momentin.
Ka megjithatë raste të pacientëve që vijnë në urgjencë me ankthe për shkak të tërmetit. Në urgjencë nuk është fluksi i një natë të zakonshme. Ndoshta edhe sepse nuk janë kthyer të gjithë ata që u larguan për shkak të pani8kut të ditëve të para pas tërmetit.
Ndërkohë shfaqen nëpër rrugë punonjësit e bashkisë që kanë nisur të vendosin dritat e zbukurimet e festave sepse qyteti do të festojë edhe pse me dhimbjen e pasojat që la pas tërmeti.
Po afrohet ora 3 e 50, koha kur ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Papritur nisin të shfaqen njerëz nga rrugicat që i drejtohen shëtitores drejt portit. Një zonjë na thotë se përse është në këtë orë në rrugë…
Dalëngadalë nisin të lëvizin edhe makinat. Shtohen edhe njerëzit që dalin nga rrugica të ndryshme afër sheshit, kryesisht tek rruga tregtare. Nisin të hapen kafenetë e para. Po afrohet agimi i ditës së re. Bregut të detit po shtohet lëvizja.
Ka zbardhur drita dhe qyteti nis të gjallojë./abcnews.al
Ещё видео!