Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një deklarate për mediat tha se Gert Shehu, personi që goditi me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë protestës së sotme, nuk është agjent i Policisë Kriminale dhe nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar apo si burim informacioni. Sipas tij, dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të 31-vjeçarit është vënë në dispozicion nga vetë familjarët e tij.
“Në lidhje me incidentin e ndodhur me deputetin Sali Berisha, sigurisht i paprecedentë dhe i dënueshëm, Policia e Shtetit sa u njoh me ngjarjen e shëmtuar reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin. Edhe aktualisht po vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë Tiranë për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe motivet e saj. Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp ku pohoi se 31-vjeçari Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale dhe se është përdorur për të kryer akte dhune ndaj tij sqarojmë opinionin publik se: shtetasi Gert shkëlqim Shehu i datëlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale në asnjë strukturë të policisë. Gjithashtu shtetasi nuk është përdorur asnjëherë si infiltruar apo si burim informacioni. Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu është vënë në dispozicion për mediat nga vetë familjarët e tij. Policia shpreh keqardhjen dhe përgënjeshtron me forcë këto deklarata që nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë është e angazhuar maksimalisht për zbardhjen sa më parë të rrethanave të ngjarjes”, tha Rrumbullaku.
“Sa i përket dokumentit që u ekspozua, ai dokument nga vetë ju mediat, jo nga policia. Policia nuk ka pasur asnjë dokument të tillë”, shtoi Rrumbullaku sa i përket dokumentit për gjendjen shëndetësore të 31-vjeçarit.
Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, gjithçka është deklaruar sa i përket rekordeve të këtij individi, janë të evidentuara dhe lehtësisht të verifikueshme. Drejtori Rrumbullaku tha se gjithçka u mbyll me sukses në samitin e sotëm.
“Ishin orë të gjata pune dhe në krye të punës, por një akt krenarie sepse gjithçka u mbyll me sukses. Edhe falë masave të larta të sigurisë, punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë dhe me këtë rast dua të shpreh mesazh falenderimi për forcat e policisë për angazhimin dhe përkushtimi si dhe një falenderim të posaçëm për qytetarët që dëshmuan durim pasi shumë prej akseve rrugore që ishin në rrezen e sigurisë na u desh t’i mbanim të bllokuara për shumë orë”, u shpreh ai. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!