#aksident #maliq
Ky zetor që shihni në pamje po qarkullonte në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak në Maliq kur në tentativë për të kaluar rrugën, për t’u futur në pjesën e pashtruar është përplasur me një motor. Ngjarja ndodhi në orën 17:00 të pasdites së kësaj të marte.
Për pasojë humbën jetën dy persona, shoferi i motorit Arian Xhuti, 46 vjeç, i cili po qarkullonte i vetëm dhe pasagjerja në mjetin bujqësor Hatixhe Kulla, drejtuesi i të cilës ishte djali i viktimës një 37-vjeçar.
58-vjeçarja mësohet se ka qenë duke qëndruar e ulur mbi thasët që po transportonin dhe në momentin e aksidentit është rrëzuar duke humbur jetën.
Në momentin që mjeti bujqësor ka bërë manovrën për të kaluar rrugën, dyshohet se 46-vjeçari që ishte në drejtim të motorit nuk ka arritur ta evitojë për shkak të shpejtësisë.
Grupi hetimit për disa orë këqyri vendin e ngjarjes me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!