Pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim për reformën zgjedhore që i la topin Lulzim Bashës për të firmosur marrëveshjen, ka ardhur reagimi i kryedemokratit.
Basha u përgjigj shkurtimisht nga oborri i selisë blu, duke thënë: “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”.
Ambasadorja amerikane deklaroi më herët se pas 9 orësh diskutime me përfaqësuesit e PD, PS, LSI dhe me Rudina Hajdarin, është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore. Yuri Kim falenderoi Partinë Socialiste në pushtet për rolin e saj në këtë marrëveshje, ndërsa theksoi se tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës për ta pranuar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!