Elton Hithi pretendon se armët janë të një personi tjetër dhe jo të tyret
Ish-efektivi i RENEA-s Remal Rada ka kyçur gojën dhe nuk ka pranuar që të japë asnjë sqarim para gjykatës për armët që iu gjetën në automjet dhe në banesë. Remal Rada dhe Elton Hithi nuk kanë pranuar që të japin as monstrat e ADN-së.
Refuzimi nga dy të dyshuarit për të dhënë mostrat për ndërtimit e profilit gjenetik ka shtuar dyshimet e hetuesit. Ata kërkonin ADN-në e të dyshuarve për ta krahasuar me gjurmë të tjera biologjike të cilat janë në labaoratorin e policisë shkencore, që janë përfituar nga prova në ngjarje të ndryshme kriminale.
Hetuesit kërkojnë që të provojnë se Rada dhe Hithi, janë ose jo të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Po ashtu armët dhe snajperi janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të zbuluar nëse kanë gjurmë gishtërinjtë dhe se kujt i përkasin. Po ashtu ekspertiza balistike do të provojë nëse armët janë përdorur në ngjarje kriminale.
Gjatë seancës Elton Hithi ka kërkuar që t’i caktohet një masë sigurimi me afat deri sa të provohet alibia e tij. Ai pretendon se një person të cilin nuk e njeh e ka telefonuar në emër të një të njohuri të tij në Angli dhe i ka thënë “kam një pako për ty, hajde merre në Sauk, por është pak me rrezik“.
Hithi sqaroi para gjykatës se ka shkuar së bashku me Radën dhe për të qenë korrekt me mikun e tij në Angli e ka filmuar të gjithë takimin. Elton Hithi thekson se ka marrë çantën, e ka vënë në makinë dhe disa metra më poshtë i ka ndaluar policia. Ai kërkon që të hapet telefoni i tij dhe të shikohen pamjet filmike.
Gjykata ka vendosur që të lërë në masën e sigurimit personal burg pa afat ish-efektivin e RENEA-s Remal Rada dhe Elton Hithin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se do të tentohet sërish që dy të dyshuarve të merret ADN, ndërkohë që pritet të zbërthehen celularët.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!