Autori i ngjarjes së rëndë në Decan të Kosovës, ku disa ditë më parë masakroi me armë zjarri tre persona mes tyre dy nxënës është ende i lirë. Edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga ngjarja e rëndë, policia dhe prokuroria akoma nuk kanë arritur të zbardhin misterin e kësaj ndodhie. Dy dit pas ngjarjes, policia e Kosovës përmes një komunikate deklaroi se ofron 20 mijë euro për cdo person që ka informacion apo ndonjë të dhënë rreth ngjarjes apo autorit. Vec kësaj, 6 emigrantë kanë ofruar 30 mijë euro në këmbim të dhënien informacion për këtë ngjarje. Edhe ish-zyrtari i lartë i UÇK-së, Naim Miftari i cili ka thënë se së bashku me shokët e tij kanë vendosur nga 5 mijë euro secili për informacione që do të bëjnë të hidhet dritë mbi krimin masakër të Gllogjanit. Tragjedia e rëndë ndodhi mrëmjen e 26 nëntorit. Një autobus u sulmua nga disa persona ende të paifentifikaur me breshëri plumbash, duke lënë kështu të vdekur 3 persona, shoferin e autobusit dhe dy nxënës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Emigrantet#TopChannel
Ещё видео!