#shtepibari #malesimadhe
Policia ka arrestuar një grua 54 vjeçe nga Malësia e Madhe, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin dhe kunatin e saj pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin dyshohet se kultivonin bimë narkotike. Gjithashtu lidhur me këtë aktivitet, policia procedoi në gjendje të lirë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore edhe një 43-vjeçare.
Uniformat blu bëjnë të ditur se këta shtetas kishin përshtatur ambientet e një magazine në fshatin Jeran te Malësisë së Madhe, për të kultivuar bimë narkotike me anë të llampave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë kontrollit policia sekuestroi rreth 90 bimë kanabis sativa të mbjella në vazo, si dhe një numër të konsiderueshëm llambash që përdoreshin në këtë aktivitet të paligjshëm.
Gjithashtu për këtë veprimtari policia thotë se ka proceduar në gjendje të lirë edhe 4 punonjës të OSSHE të zonës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!