Në mesin e thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës dhe të paralajmërimeve të BE-së për sanksione, Prishtina zyrtare hodi një hap që mund të acarojë akoma edhe më shumë serbët lokalë. Qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat veprojnë në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe. Dy organizatat numërojnë qindra pjesëtarë nga radhët e komunitetit serb.
Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, u shpreh se ky vendim nuk prek askënd që deri në momentin e shpalljes organizata terroriste, ka qenë pjesëtar i këtyre dy organizatave dhe nuk ka kryer vepra penale”. Organizata “Brigada e Veriut” reagoi përmes një postimi në Telegram ku shkruan se “Brigada e Veriut” është formuar një vit më parë dhe se pjesëtarët e saj janë “vullnetarë që ndihmojnë serbët dhe popullin serb. Vendimi i Qeverisë së Kosovë nuk na ndalon të luftojmë “për Serbinë dhe unitetin”, por për arsye sigurie, nuk do të njoftojmë publikisht për lëvizjet tona, thuhet aty. Sipas Kurtit, këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, e kanë bërë thirrje për rezistencë e mosbindje civile
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KFOR#NATO#TopChannelNews
Ещё видео!