Një sërë armësh, municionesh luftarake dhe lëndë narkotike janë sekuestruar nga Policia e Vlorës. Në kuadër të rritjes së sigurisë, policia ka finalizuar operacionin “Stoeger”, ku ka vënë në pranga shtetasin Imer Maskaj, 58 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
2 armë zjarri automatik model 56
1 armë gjahu teke,
121 fishekë luftarakë
447 copë fishekë për pistoletë TT M-54,
12 copë fishekë për armë gjahu
11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278/3, 280, 283/1, të Kodit Penal.
Ещё видео!