#oranews #saliberisha #partiademokratike
Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po synon të shkatërrojë Partinë Demokratike duke përdorur Bashën dhe Alibeajn. Para Këshillit Kombëtar, ai foli për betejën që duhet bërë për mbrojtjen e votës në zgjedhjet lokale.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në prag të festave të fundvitit riktheu Sali Berishën pa syzet e tij të diellit, të cilat i mbajti për disa dite pas incidentit në protestën e 6 dhjetorit.
Para demokratëve, kreu i selisë blu u ndal tek zhvillimet në PD, duke akuzuar kryeministrin Rama se dështoi ta vendoste nën kontrollin e tij opozitën, edhe pse përdori të gjitha mjetet brenda dhe jashtë vendit.
Berisha: Ky ishte një vit i vështirë për PD-në. Do ta quaja një vit të paprecedentë në historinë e një force politike. Kundër saj, për ta mbajtur atë fasadë opozitë, u përdorën të gjitha mjetet, u përdorën i gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Europë. U përdor i gjithë potenciali kriminal, i qeverisë më të lidhur me krimin në Europë. U përdor mafia ndërkomvbëtare e Sorosit.
Të gjitha këto në funksion të një regjimi, i cili ka vendosur monizmin e plotë në Shqipëri. Në funksion të një regjimi që ka vendosur praktika genocidale për qytetarët shqiptarë, me qëllim që ata të largohen nga vendi i tyre. Të gjitha këto, duke përdorur çdo lloj, të tre pushtetet, apo për të mos thënë të gjitha pushtetet, në mënyrë që forca jonë politike të mos ngrihej në këmbë.
Berisha foli dhe per zgjedhjen e kreut te ri te SPAK, një proces që e cilësoi si përplasje brenda klaneve mafioze në PS, mes Ramës dhe Veliaj.
Berisha: Çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP. Në pamje të parë beteja ishte mes Edi Ramës dhe Guverantores, që do hyjë në historinë politike të një vendi dhe çdo vendi. Një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjin e kushtetutën jashtë ndërhyrjeve, u shndërrua në një plasdarmë të paimagjinueshme. Në shumicë menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën.
Në fakt, nuk është se nuk u përzie guvernatorja, por beteja ishte mes klaneve më mafioze të PS. Ata numra dhe vota kishin pas tyre Edi Ramën në njërën anë, Erion Veliajn, Ulsi Manjan, etj., dhe jo më pak aktive Belinda me Ogertën që shohin çdo natën veten kandidate. Ajo ç’ka shqiptarët panë ishte vetëm perdja, sepse pas perdes ishte beteja më e ashpër që u zhvillua mes klaneve mafioze të një pushteti, që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe moral. U ndala në këtë moment se është më recenti ky.
Para Këshillit Kombëtar, lideri i demokratëve u kujdes që të uronte të gjithë shqiptarët edhe për festat e fundvitit.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!