#reportTV #lajmeshqip #lajme
KUKËS- Nga Kukësi, amabasadori i Basjkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i ka kthyer një përgjigje deklaratës së bërë nga kryeministrit Edi Rama se "BE do të martohet me ne, po nuk na flet".
Soreca tha se Shtetet anëtare të BE vazhdojnë flasin në KE për Shqipërinë, duke u shprehur optimist që vendi është drejt integrimit në BE.Kemi folur dhe flasim me Shqipërinë. Europa është këtu, unë flas me Shqipërine. BE flet me Shqipërinë. Europa është pranë Shqipërisë. Shqipëria shumë kushte ka përmbushur dhe është shumë afër plotësimit të tyre dhe drejt vendimit përfundimtar. Fokusi i Shqipërisë duhet të jetë tek gjykata kushtetuese pasi është një hap i rëndësishëm për ecjen e vendit përpara. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria të bëjë segmentin e fundit me qëllim që Këshilli Europian të bejë hapin pozitiv. Ne ndihmuam Shqipërinë në forma konkrete për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Ka ardhur koha që të fokusohemi te zgjedhjet. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Qeverinë Parlamentin, Opozitën Parlamentare dhe jo Parlamentare me qellim që zgjedhjet të bëhen të lira dhe të ndershme", tha Soreca
Ещё видео!