#oranews #ministriaarsimit #diplomafalse
Ministria e Arsimit ka reaguar pas zbulimit të skandalit me shitjen e diplomave dhe certifikatave false nga Tirana për shtetas italianë, përmes kolegjit universitar ‘Wisdom’ Ministria e Arsimit dhe Sportit thotë se për periudhën 2023-2024, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM.
Pas verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit.
Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, MAS thotë se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, thotë se nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.
Për më shumë lexoni në:
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!