Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mabë pasi iu gjet bë makinë një armë gjahu.
Ai ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.02 mg/ l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lezhë
Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë apo që janë autorë të dyshuar të veprave penale. Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe mbante me vete armë gjahu pa leje, vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut, të cilën e mbante pa leje.
Shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në zbatim te planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, atyre që tentojnë të trafikojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike, kanë ngritur pika kontrolli në vende të ndryshme të qytetit Lezhë. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Lezhë-Mabë , kanë ndaluar një automjet tip ” Benz” që drejtohej nga shtetasi B.B.
Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, drejtuesi i mjetit i mjetit ka rezultuar që drejtonte mjetin në gjëndje të dehur, në masën 1.02 mg/ l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.B.,30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Lezhë#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!