#tenderiiuniformave #policiaeshtetit
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e fajësisë për Edlira Naqellarin dhe 9 zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme të dënuar nga Shkalla e Parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Tenderi që kapte shifrën e 2.8 miliardë Lekëve është dhënë në shkelje të procedurave nga zyrtarët të cilët u morën nën hetim nga SPAK në Korrik të 2021-shit.
Dënimi më i lartë për këtë dosje u dha për ish-drejtoreshën e Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari dhe zyrtaren tjetër Flutura Çekrezi. Ndërkohë 8 ish-kolegët e tyre morën dënime që u konvertuan në shërbim prove.
Aktualisht të gjithë të hetuarit janë liruar për shkak të shlyerjes së dënimit, megjithatë janë të përjashtuar nga çdo funksion publik për 5 vitet e ardhshme.
Dy gjykatat gjetën të provuar akuzën e SPAK se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë shpallur fituese një kompani që nuk plotësonte kriteret, si dhe janë bërë abuzime me çmimet e veshjeve.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!