4 dhjetori është data kur Partia Demokratike do të zhvillojë procesin e primareve, zgjedhje nga të cilat pritet të dalin edhe kandidatët zyrtarë për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Procesi më i proklamuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e selisë blu prej 22 majit, ditë kur arriti të marrë votëbesimin e anëtarësisë, përballë rivalit të vetëm Ibsen Elezi.
Sipas ish-kryeministrit, procesi i primareve synon t’i japë fund kryetarokracisë dhe t’i japë peshën e duhur votës së anëtarësisë. Nga ana tjetër, një tjetër qëllim i primareve sipas Berishës, është bashkimi i demokratëve, të cilët që prej përjashtimit të tij nga grupi i PD, janë përfshirë në një luftë të brendshme. Por sa është arritur bashkimi i demokratëve nëpërmjet primareve?
Më datë 1 nëntor, pavarësisht disa takimeve të zhvilluara nga Gazmend Bardhi, si përfaqësues i grupimit ‘Alibeaj’ dhe Edi Palokës, nga PD e drejtuar prej Sali Berishës, nuk u arrit të gjendej gjuha e përbashkët. Që të dy palët drejtojnë gishtin nga njëri-tjetri, por që zyrtarisht, shkak i dështimit të këtyre negociatave u bë procesi i primareve. Sipas grupimit ‘Alibeaj’, kandidati duhet të përcaktohej nga një Këshill, e jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ‘Primaret’, gjë e cila është kundërshtuar nga Berisha.
Nisur nga kjo, ‘Primaret’ që u trumbetua si procesi i bashkimit të demokratëve, duket se rezultoi procesi i thellimit të mëtejshëm të kësaj përçarje. Grupimi ‘Alibeaj’ deri më tani ka publikuar disa kandidatura për 5 prej bashkive, teksa në ditët në vijim pritet të publikohen kandidatët edhe për Bashkitë e tjera. Ish-kryeministri i ka konsideruar këta kandidatë si të futur nga Rama për të dëmtuar Partinë Demokratike, ku nuk kanë munguar paralajmërimet, për mbajtjen peng sipas tij të vulës e flamurit të PD.
6 dhjetori do të jetë dita e vendimit të gjykatës për regjistrimin ose jo të statutit të korrikut dhe atij të 18 dhjetorit së bashku. Por deri në këtë vendim, përçarja mes 2 pjesëve të demokratëve është thelluar dhe tashmë po konsolidohet me kandidatë të ndarë në zgjedhje, çka do të sillte një 6 mars të dytë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Primaret#PD
Ещё видео!