Data 16 shtator do të përcaktojë përfundimisht fatin e Arbër Paplekajt, personit të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanin, ngjarje e ndodhur më datë 21 prill të vitit të kaluar.
Gjykata vendosi të shtyjë për të tretën herë seancën gjyqsore ndaj Paplekajt, kjo për shkak se avokati i një prej efektivëve Shqiponja që ka qenë prezent në vendin e ngjarjes më datë 21 prill, nuk u paraqit në seancë.
Avokati ishte thirrur të ishte prezent nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar. Në seancën gjyqsore që pritej të mbahej këtë të mëkurë, të pranishëm në sallë ishin të gjithë efektivët e skuadrës “Shqiponja” të cilët ditën kur u vra Pjerin Xhuvani, ishin në vendngjarje. Xhensila Sota efetivja që mbeti e plagosur gjate përplasjes me armë, po ashtu ishte prezente në gjykatë.
Militanti i Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në Elbasan ndërsa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur, konkretisht ish-polici Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, ish-efektiv i policisë kriminale; Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndrri i viktimës si dhe efektivja e forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota 27 vjeçe.
Në momentin që ekzekutoi Xhuvanin, Arbër Papleka ndaloi një makinë që po kalonte rastësisht në zonë duke i drejtuar armën drejtuesit të saj. Ai i mori makinën dhe u nis drejt Tiranës ku u drejtua te reparti i Forcave Speciale RENEA dhe hyri në zyrën e Komandantit, të cilit i tregoi se çfarë kishte ndodhur.
Më pas, i shoqëruar nga ai, u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas dorëzimit në Polici, Paplekaj pohoi se qëlloi për vetëmbrojtje dhe nuk kishte
qëllim të ekzekutonte aktivistin e PS-së.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
# PjerinXhuvani#Vrasje#TopChannel
Ещё видео!