Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Në prag të dhënies së licensave kombëtare dhe lokale për radio dhe televizionet private, Këshilli i Kombëtar i Radio Televizionit në bashkëpunim me OSBE dhe IREX organizuan sot konferencën e parë mbi zhvillimet e medias elektronike në Shqipëri. Të gjithë ata që referuan nënvizuan domosdoshmërinë e një shtypi të lirë dhe të përgjegjshëm, për të ndihmuar në këtë mënyrë proceset politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Në fjalën e tij ambasadori Ahrens ka nënvizuar se e drejta për të qenë i lirë nuk duhet konsideruar si licensë për të shpifur. Liria tha më tej ambasadori i OSBE-së nuk është anarki. Këshilli Kombëtar i RTV është një organ i pavarur tha Ahrens. Ai ka premtuar se ky këshill i RTV, do të ketë mbështetjen e OSBE-së, ndërkohë që i bëri thirrje dhe opozitës të zërë vendet e saj në këtë këshill.
Në këtë konferencë ambasadori amerikan Limpreht, i ka bërë thirrje shtypit shqiptarë që ai të mos ndertoj informacion në bazë të fitimit por në bazë të përgjegjësisë që ka për të informuar publikun me realizëm. Shtypi dhe media elektronike tha Limpreht duhet ti paraqesë të gjitha anët e medaljes./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!