Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk është optimist për takimin e 21 nëntorit në Bruksel, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
"Unë do të shkoj në Bruksel. Nuk mendoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë", tha Vuçiq më 20 nëntor për televizionin Prva. Vuçiq ka konfirmuar se takimi do të fillojë në orën 8 në mëngjes, dhe ka ripërsëritur kushtet e Serbisë.
"... duhet ta formoni Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Dhe, duhet ta anuloni vendimin për targa", tha Vuçic.
Një zëdhënës i qeverisë së Kosovës tha se Albin Kurti niset sot për në bruksel ndërsa takimi me vucicin mbahet të hënën. Takimi mes palëve pritet të mbahet pikërisht në ditën kur sipas planit të Qeverisë duhet të nisë zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parashikon gjobë prej 150 euro. Që nga 1 nëntori kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur. Plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023. Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - që nga paslufta, më 1999. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Bruksel
Ещё видео!