Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte sot atje për të inspektuar pikat e ngritura të kontrollit, ku ndahet Elbasani me Librazhdin dhe Pogradeci me Korçën.
Gjatë një prononcimi për mediat në Librazhd dhe në Pogradec, Veliu ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikmëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbra.
Veliu: “Mbas vendimit të marrë nga komiteti ndërministror për menaxhimin e situatës emergjente, për lehtësimin e masave dhe ndarjen e disa zonave të gjelbra, siç është zona Librazhd, Përrenjas, Pogradec, ku do të ketë një sërë masash lehtësuese për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, sot, së bashku me drejtuesit vendor të Policisë Elbasan, jemi duke inspektuar masat dhe veprimet konkrete të Policisë, të cilat do të ndërmerren duke filluar nga dita e hënë në 05:00 të mëngjesit dhe në vazhdim.
Siç e shikoni këtu është ndërtuar një pikë kontrolli, me detyrë kontrollin e të gjithë mjeteve dhe qytetarëve, të cilët do të qarkullojnë në këtë zonë dhe si detyrë kryesore ndalimin e çdo qytetari të zonës së gjelbër për të ardhur në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas, ndalimin e çdo qytetari dhe mjeti nga Elbasani në drejtim të Librazhdit.
Theksoj dhe njëherë që kjo zonë e gjelbër është zonë vetëm për banorët e kësaj krahine, ku siç u theksua edhe dje, do të ketë disa lehtësira përsa i përket moshës së tretë, e cila do të lëvizi deri në orën 08:30 pa autorizim dhe pas orës 09:30 deri në 17:30, qytetarët e tjerë edhe këta dhe drejtuesit e mjeteve do të lëvizin pa autorizim.
Kjo do të thotë se këta do të kenë një përparësi përsa u përket kohës dhe vendeve ku do të dalin, por nuk do të thotë që të shkelin të gjitha detyrimet përsa i përket distancimit social dhe pjesës së lokaleve dhe ambienteve të tjera, të cilat nuk janë të lejuara.
Qyteti i Pogradecit është qytet i cili është përfshirë në zonën e gjelbër, ku të gjithë qytetarët në vazhdim, duke filluar nga dita e hënë, prej orës 05:00 të mëngjesit do të kenë një lirshmëri më të madhe përsa i përket lëvizjeve dhe gjithçkaje e përfshirë dhe e parashikuar në bazë të masave të marra për situatën e krijuar nga COVID-i.
Kështu që, ashtu siç u tha edhe nga Kryeministri, mosha e tretë do të jetë e lirë për të lëvizur në mëngjes çdo ditë deri në orën 08:30 dhe pjesa tjetër e qytetarëve nga ora 09:30 deri në orën 17:30, duke respektuar të gjitha normat e vendosura përsa i përket distancimit social, jo më shumë se dy qytetarë së bashku dhe duke mos frekuentuar parqet, duke mos frekuentuar ambientet apo vendet publike dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dhe ruajtur këtë zonë, pra Pogradecin, Përrenjasin, Librazhdin dhe gjithë zonën tjetër të paprekur nga koronavirusi.
Për këtë unë gjej rastin t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të Pogradecit, por jo vetëm, edhe qytetarëve të tjerë të cilët janë të përfshirë në zonat e gjelbëra, pra në bashki të cilat tashmë janë publike, ku të jenë pjesë bashkëpunuese përsa i përket respektimit të të gjitha detyrimeve përsa i përket respektimit të normave, përsa i përket sjelljeve, për faktin sepse duke respektuar këto norma, bëhen pengesë për të shpërndarë virusin dhe njëkohësisht rritin elementët e sigurisë, të cilët tashmë janë jashtëzakonisht të nevojshëm për të konsoliduar këtë situatë të qetë që ndodhet në këtë brez të gjelbër”./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!