Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e dënoi ashpër sulmin izraelit ndaj xhamisë Al Aksa duke shprehur solidaritetin e tij të plotë me palestinezet.
“ Fatkeqësisht, sulme të tilla të urryera kundër xhamisë tonë Al Aksa ndermerren cdo muaj të shenjtë të Ramazanit. Vëllezërit dhe motrat tona palestineze duhet ta dijnë se Turqinë e kanë në krah në cdo rrethanë”, shkroi Erdogan në Tëitter. presidenti turk tha me tej se Izraeli, një shtet mizor dhe terrorist sipas tij po sulmon myslimanet që nuk kanë qëllim tjetër përvecse të mbrojjnë shtëpitë e të parëve të tyre, e i bëri thirrje ndjekësve të këtij besimi në mbarë botën të ngrihen kundër kësaj padrejtësie. 136 vetë mbetën të plagosur nga perleshjet mes besimtarëve palestinezë dhe policisë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një objekt i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë. përplasja shnëoi pikën kulmore të disa javë trazirave në Jeruzalem. Pjesa më e madhe e të lënduarve kishin marrë plagë në fytyrë e sy nga plumbat e gomës dhe copat e shashkave të përdorura nga policia. Forcat izraelite të rendit thanë se gjashtë policë kishin pësuar lëndime. Një seri incidentesh të dhunshme kanë shoqëruar kremtimet me rastin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RexhepTajipErdogan#Turkey#TopChannel
Ещё видео!