Lajme arkiva 2008
Rritja e shfrenuar e çmimeve dhe kriza e ushqimit ka mbledhur liderët botëror në Romë, në samitin e thirrur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon për marrjen e masave të nevojshme. Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe Europa janë përfshirë nga kjo krizë, e cila duket se nuk ndalet.
Ekstremi arrihet në Europën Lindore ku disa produkte janë shtrenjtuar me 86 %, ndërsa në Bashkimin Europian rritja e çmimeve në dy muajt e fundit ka rezultuar 7.1%, më e madhja që prej vitit 1997. Në samitin e organizuar në Romë, mes udhëheqësve botërore ka qenë i pranishëm dhe presidenti shqiptar Bamir Topi, i cili në fjalën e tij, tha se zhvillimi i sektorit te bujqësisë do jetë mënyra e mira për t’i bërë ballë krizës ekonomike.
Bamir Topi: “Në Shqipëri zhvillimi i bujqësisë po ndeshet me vështirësitë e mëdha të kapitalizmit në sipërfaqe të vogël të tokës që po shoqërohet nga simptoma varfërie për shkak se ende ka sipërfaqe të tokës bujqësore që nuk punohet prej vitesh. Zhvillimi i sektorit bujqësor në Shqipëri ka nevojë për 150-200 milion dollarë amerikanë në vit nga 5 deri në 10 milion dollarë që u është dhënë fermerëve deri tani”.
Gjatë qëndrimit në Romë, Topi është takuar dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB Ban Ki-moon, me të cilin ka diskutuar rreth sfidave të së ardhmes. Kreu i shtetit shqiptarë është takuar dhe me kryeministrin italian Silvio Berlusconi, ku është diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe. Nga ana e tij Berlusconi në këtë takim ka shprehur garanci për intensifikm të bashkëpunimit dhe mbështetje ndaj vendit tonë./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!