Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë, ku një mjet ka dalë nga rruga, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i tij, 46-vjeçari Maksi Hebeja.
I plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ndërsa si shkak i aksidentit dyshohet se është bërë përgjumja e shoferit.
Ndërkohë pjestarët e tjerë të familjes që kanë qenë duke udhëtuar brenda mjetit kanë marrë plagë më të lehta, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!