Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, tha se ai nuk ishte lejuar të ndiqte një ndeshje futbolli, të klubit brazilian Santos, pasi ai nuk ishte i vaksinuar ndaj koronavirusit dhe nuk kishte një pasaportë vaksine.
Ndeshja e zhvilluar në Vila Belmiro, mori kështu ngjyrim politik. Bolsonaro, që mbështet skuadrën e Palmeiras, tha se nuk e kishin lejuar të hynte në stadium pasi shteti i sao paulos, lejon hyrjen në ambjentet sportive vetëm me pasaportë të gjelbër.
Më thanë se duhet të vaksinohem. Por përse...? pyeti presidenti në një video të publikuar nga një portal, ku ai shihej para stadiumit edhe pa maskë mbrojtëse. Skeptik për pandeminë që i ka marrë jetën më shumë se 600 mijë personave në brazil, Bolsonaro nuk është vaksinuar kundër koronavirusit dhe ka thënë se ai do të jetë braziliani i fundit që do të imunizohet.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Brazil#TopChannel
Ещё видео!