#oranews #shkarkimimetes #taulantballa #shkarkimipresidentit #gjykatakushtetuese #ilirmeta
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së,Taulat Balla në një deklaratë për medien pas përfundimit të seancës për shkarkimin e Presidentit Meta e cilësoi procesin si një festë për demokracinë. Ai nuk pranoi t'i përgjigjej pyetjes nëse do të shkarkohet apo jo Presidenti, por tha se ky ka qenë një proces i mirë dhe i shëndetshëm.
Balla: Vendimet për rrëzime i merr vetëm GJK. Ju dhe ne kemi detyrimin që nga ky moment që është mbyllur procesi i gjykimit të respektojmë atë që është më e rëndësishmja, pavarësia e vendimmarrjes së GJK. Të gjithë kemi detyrimin të ruajmë heshtjen institucionale deri sa GJK brenda afatit 30 ditor të marrë vendimin. Ky ka qenë një proces i mirë dhe i shëndetshëm kushtetues për cilësinë e demokracisë në Shqipëri kështu që çdo deklaratë e imja nuk do t'i bënte mirë një procesi që unë e quaj festë për demokracinë. Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim dhe brenda 30 ditësh do të shpallet vendimi i arsyetuar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!