[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Sipërmarrësit e mëdhenj janë të pakënaqur me aksionet e njëpasnjëshme të qeverisë në betejën e saj kundër informalitetit. Dhoma Amerikane e Tregtisë ishte e qartë në mesazhin e saj kundrejt administratës fiskale, teksa kërkoi më shumë profesionalizëm dhe më pak arrogancë nga tatimorët.
Këto shqetësime, bizneset e dhomës amerikane i bënë të ditura gjatë një takimi me drejtoren e drejtorisë VIP në administratën tatimore. Përfaqësues të tatimeve thanë se kontrollet fiskale, do të fokusohen në sektorë të veçantë dhe se aksioni do të zgjasë 3 muaj.
Kjo është hera e tretë brenda dy viteve kur sipërmarrësit përfshihen nën ethet e kontrolleve bazuar në aksione. Grupet e punës fokusohen jo vetëm tek verifikimet direkte ne zyrat e biznesit, por edhe duke realizuar kontrolle online nga tatimet. Nga të dhënat e deritanishme, bilanci është: 720 subjekte të kontrolluar nga zyrat e tatimeve dhe 1400 të tjerë ne terren.
Ещё видео!