2 të 3 e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare do të përzgjidhen me emër të përveçëm nga votuesit. Pjesa tjetër do të jetë e mbyllur. Nismëtarët, që janë deputetët e opozitës parlamentare dhe mbështetësit, deputetët e mazhorancës, thonë se kjo ndarje bëhet për të ruajtur standardin e barazisë gjinore. Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve miratuan me konsensus të plotë këto ndryshime që hap listat zgjedhore pa ndryshuar sistemin.
“Listat janë të hapura dhe kjo duhet të vendoset në Kushtetutë. Niveli jo më pak se 2/3 është dysheme. Kjo është bërë për të garantuar konkurrueshmërinë, por edhe ruajtjen e barazisë gjinore”.
Opozita jashtë parlamentit e ka akuzuar Kryeministrin se në këtë mënyrë tenton të prishë koalicionet. Relatorja socialiste, Klotilda Bushka thotë se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk mund të qëndrojnë bashkë. Aleancat, sipas saj, do të hiqen duke ndryshuar nenin aktual 68 pika 1 në Kushtetutë, në të cilin përcaktohet se kandidatët për deputetë paraqiten nga koalicionet zgjedhore, e tani do të bëhet që paraqiten nga subjektet politike dhe zgjedhësit.
“Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë. Në Kushtetutë nuk kemi pse shkruajmë që ndalohen koalicionet. Kjo vetëkuptohet, kur themi që kandidatët i propozon vetëm partia dhe zgjedhësit”.
Gjithsesi saktësimet për koalicionet do të jenë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Në Kod do të përcaktohet edhe nivelin i pragut elektoral, i cili do të jetë kombëtar.
“Në Kushtetutë ruajmë vetëm parimet, në Kodin Zgjedhor saktësojmë detajet. Nivelin se sa do të jetë % e pragut kombëtar do të lëmë ta saktësojmë në Kodin Zgjedhor”.
Me këto ndryshime kushtetuese lind nevoja që të bëhen sërish amendime në Kodin Zgjedhor. Opozita jashtë parlamentit thotë se çdo ndryshim në Kushtetutë dhe në Kod bie ndesh me dakordësinë e arritur nga Këshilli Politik në 5 Qershor, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Ky dokument është vendosur të votohet në 23 Korrik ndërsa ndryshimet kushtetuese në seancë plenare të 30 Korrikut.
Tv KlanSUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!