Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 vende në Parlament, sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci. Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 vende. Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me 6.9 për qind të votave apo 19 vende ndërkohë që ky i fundit është i gatshëm të bashkëpunojë me partinë e Vucicit.
Sipas sondazheve, nga listat e komuniteteve, Shaip Kamberi e ka siguruar një vend të komunitetit shqiptar, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të fitojë gjashtë vende, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tri vende dhe një vend tjetër ka fituar Partia Ruse. Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Një total prej 18 partive dhe aleancave kanë garuar për të fituar mbështetjen e 6.5 milionë banorëve, me të drejtë vote, për përfaqësim në Parlamentin me 250 ulëse. Pragu për hyrje në Parlament është 3 për qind. Fillimisht numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se partia e tij është rritur për 10 për qind në të gjitha vendvotimet, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ai ka pretenduar se partia e tij ka fituar edhe në Beograd. Zgjedhjet sidoqoftë u shënuan edhe me disa incidente. Rasha Nedellkov, drejtor i organizatës joqeveritare për vëzhgim zgjedhjesh CRTA, tha se vëzhguesit e organizatës janë sulmuar fizikisht dhe makinat e tyre janë dëmtuar rëndë në komunën Oxhaci në veri të Serbisë.
Policia e ka arrestuar gjatë ditës një të dyshuar lidhur me këtë incident dhe është thënë se po kryhen hetime. Nedellkov ka shtuar se ka pasur votues që janë sjellë me autobusë prej entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, për të votuar në Beograd.
Misioni Vëzhgues për Demokraci dhe Zgjedhje të Lira ka raportuar se ka parë “mosrespektim të përsëritur” të procedurave zgjedhore në disa qendra të votimit dhe prezencë të “materialit propagandues”. Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha në anën tjetër se kishte vizituar disa qendra zgjedhore në Beograd.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shqiptaret#Serbi
Ещё видео!