#saliberisha #14maj
Liderët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta prezantuan mjekun Alfred Gega si kandidat për kryetar bashkie të Maliqit.
Berisha bëri thirrje që të votohet për ndryshimin, pasi i thuhet ndal sektit më ç’njerëzor Rilindjes, duke nënkuptuar Partinë Socaliste.
“Thirrja ime është me 14 të votoni ndryshimin, të ndalim nga sekti i rilindjes, më çnjerëzor dhe më antishqiptar që ka vjedhur këtë komb më shumë se të gjithë regjimet të marra së bashku.”
Ndërsa një mesazh e kishte edhe për kundërshtarin e tij politik.
“Edi Rama më kishe kopjuar e kishte çuar haber, se po s’fituam do të kemi zgjedhje të parakohshme, në Shtator.”
Berisha akuzoi qeverinë për abuzime me investimet në infrastrukturë, duke përmendur punimet disavjeçare të rrugës Qafë-Plloçë-Qukës. Sipas tij, qeveria Rama se i ka dhënë fonde publike për ndërtim shkolle edhe oligarkut rus Oleg Deripaskës, i akuzuar si njeri i afërt me presidentin Vladimir Putin.
“6 milionë Euro Deripaska në Dhjetor 2022 për rikonstruksionin e një shkolle në Kamëz. Shkolla ndërtohet e re sipas standardit europian me 600 mijë e 700 mijë Euro. Pra, këto janë vjedhje e ndaj dhe sot rrogat nuk rriten.”
Kryedemokrati Sali Berisha vijoi turin elektoral në Devoll ku prezantoi kandidati për kryetar bashkie të koalicionit opozitar, Elvis Hajdërlli.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!