I braktisur tashmë nga i gjithë grupi parlamentar, deputetët e Partisë Demokratike ia kërkuan sërish Lulzim Bashës dorëheqjen, ndonëse ky i fundit nuk u pa gjatë orëve të paradites në punimet e Kuvendit, duke qëndruar i mbyllur në zyrën e tij.
Grida Duma: Sa më shumë të zvarritet kjo situatë, aq më shumë agravon ndjesitë. Besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje.
Ervin Salianji: Kryetari i PD duhet të dorëhiqet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve që ka PD, një krizë të thellë, krize besimi, krize strukturash që vjen kryesisht dhe thelbësisht për shkak të mungesës së besimit që kanë qytetarët te Lulzim Basha personalisht. mesa e lexoj unë politikën do të ketë dorëheqje.
Arbi Agalliu: Nëse Basha nuk reagon brenda kohës së përcaktuar, atëherë do të marrim hapat që duhet sipas statutit dhe rregullores së grupit.
Ndryshe nga Grida Duma dhe Ervin Salianji që procesin e zgjedhjeve shohin brenda forumeve ekzistuese të Partisë Demokratike, deputeti Dashnor Sula e cilëson non sens diçka të tillë pasi për të vota e 6 Marsit faktoi që shumica në radhët e demokratëve është rreshtuar në krah të komisionit të rithemelimit.
“Foltorja është shumicë. Do ishte e udhës që të shkonim me një komision të përkohshëm për bashkim për zgjedhjet e 2023 për bashkitë, dhe pas kësaj zgjedhje brenda partisë. Kam deklaruar se nuk do të votoj kurrë për largimin e asnjërit nga PD, nuk është zgjidhje për përjashtim, nëse nuk e kupton as Basha dhe as Berisha, ne po flasim kot”.
Por teksa Lulzim Basha largimin e tij e ka kushtëzuar me atë të Sali Berishës, ky i fundit konfirmoi angazhimin e tij për bashkimin e demokratëve duke e ironizuar këtë të fundit.
“Mos më ngatërroni me Lul bravën. Po merrem me intensitet të madh për bashkimin e PD”.
Basha foli sërish për vetëofrim për zgjidhjen e krizës, por pa artikuluar dorëheqjen e shumëkërkuar nga deputetët e grupit parlamentar.
“Dua ta konfirmoj para gjithë demokratëve, unë mbetem në dispozicion të bëj gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”.
I pyetur nga mediat nëse I ka kërkuar Elmar Brok, që është pjesë e CDU-së në Gjermani, të negociojë për zgjidhjen e krizës në radhët e demokratëve, Basha ndau thjesht falenderime për këdo që ofrohet si pjesë e zgjidhjes së problemit në Partinë Demokratike.
“Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për Partinë Demokratike, për demokratët”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!