Rusët nuk e kanë lënë të qetë Ukrainën edhe në 31 vjetorin e ditës së pavarësisë, ku lëshuan një raketë në stacionin e një treni duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë.
Sulmi ndodhi në stacionin e Chaplyne, e cila është e pozicionuar ndërmjet qytetit Zaporizhia dhe Donetskut. Ngjarja ndodhi në një kohë kur stacioni ishte i mbipopulluar, ndërsa sa i përket personave që humbën jetën, numri i saktë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Lajmin e bëri me dije presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenensky, i cili tha se shërbimet e emergjenvave shkuan menjëhrër në vendngjarje, por numri i viktimave mund të rritet në orët në vijijm, duke qëne se disa nga të plagosuri kanë marrë plagë të rënda.
Pamjet nga stacioni i trenit I publikio edhe ministri i jashtëm i vendit Dimitri Kuleba, i cili në një postim në Tëitter akuzoi Rusinë për sulmin. Deri më tani Rusia nuk ka komentuar fare mbi ngjarjen, ndërsa vlen të kujtojmë se Zelensky paralajmëroi qytetarët të mos dalin për të festuar, nga frika e një hakmarrjeje nga ana e Rusisë.
Sulmi ndodhi në 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës dhe në 6 mujorin e pushtimit rus.
Ukraina, dhe pjesa tjetër e botës, janë të përgatitur për një luftë të gjatë. Burimet perëndimore ushtarake, kanë thënë se forcat ruse janë duke bërë pak përparim në territoret lindore dhe jugore të Ukrainës. Prej shpërthimit të luftës, shtatë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, ndërsa vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Rusi#TopChannel
Ещё видео!