#rtvora
Rezultatet e dobëta në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, nxorën në pah rënien e nivelit mësimor të maturantëve, ndërsa pedagogët thonë se kjo situatë është rezultat i cilësisë së ulët të mësimdhënies. Një tjetër faktor është edhe largimi i të rinjve nga leximi. Këtë vit në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë rezultuan 500 mbetës më shumë se një vit më parë.
Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë rezultoi me 500 mbetës më shumë se një vit më parë.
Afro 1 mijë e 900 maturantë u vlerësuan me notë jo kaluese, ndërsa asnjë nxënës nga 36 mijë që iu nënshtruan provimit nuk mundi të marrë 60 pikët maksimale.
Rezultatet e dobëta pedagogët i lidhin me largimin e të rinjve nga librat, por edhe me cilësinë e ulët të mësimdhënies.
Anila Mullahi: Niveli i mësimdhënies nuk është ai që duhet. Ka mësues të talentuar të shkëlqyer, por ka mësues që që në momentin që kanë marrë diplomën nuk i kanë përditësuar informacionet e tyre. Një nga tekstet që ishte në provim ishte Migjeni. Ka mësues që e shpjegojnë Migjenin sic është shpjeguar para viteve 90. Pra pa shpjeguar frymën moderniste dhe ekzistencialiste. Këto pyetje ishin në provim. Unë jam e sigurt që një pjesë e këtyre pyetjeve janë bërë gabim sepse edhe interpretimet nuk kanë qenë të duhura.
Anila Mullahi, pedagoge e letërsisë në Universitetin e Tiranës thotë se për përmirësimin e rezultateve vëmendja duhet të përqendrohet tek kurrikula.
Anila Mullahi: Shpesh herë edhe mësuesit e përqëndrojnë vëmendjen tek pjesa teorike, ndërkohë parësore duhet të jetë analiza e tekstit.
Këtë vit në Universitet do të pranohen vetëm studentët me mesataren mbi 7, ndërsa përjashtim bëjnë programet e mësuesisë për të cilët mesatarja e pranimit do të jetë mbi 7.5
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!