Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri së bashku me kryebashkiakun aktual të Elbasanit, Gledian Llatja zhvilluan një takim me banorë e fshatit Shushicë.
Numri dy i socialistëve u shpreh se për të kryer investime me impakt të rëndësishëm në zhvillimin e Elbasanit nevojitet një binom i fortë bashki-qeveri.
Gjiknuri: “Binomi bashki – qeveri duhet të na lidhë shumë mirë në zgjedhjet e 14 Majit. Prandaj edhe në këto zgjedhje, më 14 Maj, ne kemi mundësi që me votën për Gledin, të votojmë Gledin si kryetar bashkie, por votojmë dhe të gjithë ekipin e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën, sepse nuk jemi të shkëputur. A për profesor, shko në Universitet! Kush është ekipi yt? Sali Berisha dhe Ilir Meta. S’do ta thotë ai. Përfaqësia që ai ka këtu, delegimi i tij nuk ka asnjë alternativë për Elbasanin”
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja përmendi disa nga investimet e kryera në Shushicë, ndërsa shtoi se ura mbi Shkumbin që lidh Byshekun me automotoparkun do të japë një impakt të menjëhershëm.
Llatja: “Shushica është një nga ato fshatrat që ka një perspektivë shumë të madhe. Ne po bëjmë bypassin e Elbasanit, ne jemi në fazën e detajuar të projektimit të tij, me ndihmën e qeverisë. Me urën e Byshekut, Shushica do të bëhet një lagje e Elbasanit. Një gjë e kemi të sigurtë, perspektiva ekonomike është kyçi i zhvillimit të qytetit, i zhvillimit të fshatit, i zhvillimit të Elbasanit”
Socialistët u ndalën edhe tek rritja e pagave për administratën publike dhe arritja e nivelit të pagës mesatare në 900 euro. Sipas tyre, kjo reformë do të ngushtojë hendekun në skemën e sigurimeve dhe do të sjellë gradualisht rritjen e pensioneve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Elbasan#Gjiknuri
Ещё видео!