Lajme arkiva 2009
Shqiptarët e Malit të Zi, Qarku i Lezhës dhe ai i Beratit kanë prezantuar programin e tyre në natën e 3-të të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Vallet tradicionale por edhe këngët me fyell apo vegla të tjera muzikore kanë qenë disa nga pjesët që i janë paraqitur publikut.
Grupi i Kosovës erdhi në këtë festival me një ansambël të përbërë prej 150 artistesh. Vallja e kreshnikeve dhe ajo me shpata treguan edhe njëherë karakterin luftarak të ruajtur me fanatizëm edhe në traditën muzikore.
“Jemi popull i këtij folklori, jemi popull i të saj tradite. Pa traditë nuk ka kulturë. Kultura nuk mund të.. mund të avancohet por asesi të asimilohet”.
“Ne jemi mundu që ta prezantojmë vërtetë një trashëgimi që ruhet në ato anë me shekuj”.
Në natën e parë të festivalit konkurruan qarku i Tiranës dhe i Korçës. Ansambli i Tiranës i drejtuar nga etnokorografi Ramazan Bogdani, u prezantua me grupet e Dajtit, Prezes, Kavajës, Petrelës dhe Zall-Bastarit. Ansambli i Korçës u paraqit me një program të pasur vallesh e këngësh të pa interpretuara më parë. Edhe grupi i Elbasanit u ngjit në skenë me artistë të njohur dhe pjese të përzgjedhura.
Medi Zena: “Për mua është një kënaqësi se është hera e tretë që vij në festivalet e Gjirokastrës. Kjo është një traditë e mrekullueshme dhe uroj që kjo traditë të vazhdojë në breza të tjera të ardhshëm”.
Festivali do të mbyllë siparin me datën 29 shtator, me qarkun e Dibrës dhe Gjirokastër. Në fund të tij do të ndahen edhe çmimet për më të mirët./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!