Lajme Arkiva 2005
Kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, i ka bërë apel deputetit Petro Koçi që të jetë më pak emocional në deklaratat e tij.
Gramoz Ruçi: “Bëj apel që Partia Socialiste sot dhe opozita shqiptare sot ka nevojë për më pak protagonizëm individual dhe për më shumë konvergim, për më shumë solidaritet.”
Në mbledhje grupi opozitar socialist vendosi që të thërrasë në interpelancë Ministrin e Arsimit, përmes të cilit do të ngrihet zëri në Kuvend ndaj gjuetisë së shtrigave apo fshesës në administratë, siç u shpreh Ruçi.
Sekretari i përgjithshëm socialist hodhi poshtë akuzat ndaj qeverisjes socialiste për sa i takon shpenzimeve.
Për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj ish ministrit Spartak Poçi, Gramoz Ruçi tha se do të mbështetet çdo nismë ligjore kundër korrupsionit.
Gramoz Ruçi: “Të vëmë para përgjegjësisë këdo.”
Ligjvënësit socialistë zgjodhën në këtë mbledhje Kastriot Islamin nënkryetar dhe Arben Isarajin sekretar të grupit parlamentar./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!