#saliberisha #uzinaegramshit
Pas ngritjes së akuzave zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit “për sigurim dhe dhënie të informacioneve ushtarake” ndaj dy shtetasve rusë dhe një ukrainasi lidhur me ngjarjen në uzinën e Gramshit, Sali Berisha kërkoi nga autoritetet vendase të qartësohet sa më parë lidhja e tyre me shërbimet sekrete.
“E vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik”.
Tha se prej disa vitesh siguria kombëtare është nën kërcënim serioz, teksa akuzoi Kryeministrin Rama se qëndron pas nxjerrjes në media të organigramës dhe pagave të punonjësve të Shërbimit Informativ.
“Këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë. Frederik Ymerin e emëroi në drejtorinë më të rëndësishme të Shërbimit, pikërisht Fatos Klosi. Pra agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjerë në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi”.
Nuk u mjaftua vetëm me këtë akuzë kur iu drejtua kreut të qeverisë, që sipas tij po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin e “Ballkanit të Hapur”.
“Rama po vepron si agjent i Kremlinit në Tiranë, me projektin ‘Ballkani i Hapur’ dhe në këtë kontekst, refuzimi i tij i prerë për bllokimin e vizave është dhe kjo një problem i veçantë”
Sipas kreut të demokratëve, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!