Ksamili po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave të njohura si “Maldivet e Europës”. Këtë herë është tabloidi i njohur britanik “The Sun” që i ka kushtuar hapësirë plazhit mahnitës në jug të vendit. Ajo që i ka tërhequr vëmendjen janë postimet në rrjetet sociale të një çifti britanik që zgjodhën të kalojnë disa ditë pushimi në Ksamil dhe videot e tyre kanë marrë miliona shikime.
Maldivet janë gjithnjë në krye të listës së pushimeve, por të shkosh atje nuk është gjithmonë aq e lehtë për shkak të fluturimeve të gjata dhe mjaft të shtrenjta.
“The Sun” citon rrëfimin e vizitorëve britanikë që në Ksamil gjeti pikërisht atë që kërkonte 3 orë nga shtëpia e tyre. Plazhet mahnitëse dhe mjaft të qeta. Çmimet tepër konkurruese, gastronomia e veçantë, por jo vetëm kaq. Shqipëria ofron edhe historinë dhe kulturën.
Shkrimi i “The Sun” vjen pas rekomandimeve të “The Guardian” apo “The Telegraf” që plazhet shqiptare i kanë renditur këtë verë në krye të destinacioneve për lexuesit e tyre.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!