Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali akuzon Lulzim Bashën se do të organizojë protesta në mes të Tetorit, që të pengojë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Opozita ka vendosur të shtyjë në mesin e Tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi deklaroi mbrëmë Lulzim Basha. Domethënëse kjo frazë për këdo akoma që nuk e ka kuptuar apo mësuar se ku fle lepuri që prodhoi qindra zallamahi në gjysmën e parë të vitit. Në mes të Tetorit, kur të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërisë në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian më 18 Tetor, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë për të prodhuar foto-lajme në mediat ndërkombëtare mbi Shqipërinë e zhytur në të zeza që nuk meriton asgjë”, tha Spiropali./ABC News Albania 24/7
Ещё видео!