Lajme arkiva 2008
Ka vendosur ta promovojë në formën e një mbrëmje poetike, librin e tij më të fundit me poezi autori Preç Zogaj, sepse muzika dhe poezia kanë gjithmonë një fill të përbashkët që i lidh të 2-ja. Ndaj autori së bashku me miqtë e tij të Teatrit të Operës dhe Baletit, e kanë perceptuar në këtë formë prezantimin e librit.
Preç Zogaj: “Muzika dhe poezia, janë shumë të lidhura ideja e Zhani Cikos dhe e njerëzve këtu është një ide e drejtë dhe kam kënaqësinë që të jem unë autori që e filloj këtë veprimtari... Për të tjerat i mbetet auditorit që të flasë. Unë vetë jam mirënjohës për të gjithë për organizatorët, për pjesëmarrësit, për kolegët poet, për interpretuesit, për aktorët, për këngëtarët”.
“Gjallë unë Pashë”, kështu titullohet libri me poezi i Preç Zogaj, i cili ka dalë në treg nga shtëpia botuese “Dita 2000”. Ai gjendet tashmë në të gjitha libraritë shqiptare./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!