Teksa afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit ka përfunduar më 19 prill, zyrtarisht 13 juristë kanë shfaqur ambicien për këtë post. Erinda Ballanca, e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, rikandidon për këtë post, teksa përballë do të ketë edhe emra të tjerë, të njohur të jurisprudencës shqiptare.
Mes kandidatëve është juristi Jordan Daci, apo avokati Altin Goxhaj, dy figura të njohura publikisht. Ndërkohë në këtë listë është edhe Bledar Dervishaj, i cili mban detyrën e Këshilltarit ligjor të Presidentit Ilir Meta.
Veç këtyre figurave, për vendin e avokatit të Popullit janë edhe emrat e tjerë në këtë listë që jeni duke parë në ekran.
1. Evis Fico
2. Ahmet Premçi
3. Endri Papajorgji
4. Brikena Kasmi
5. Boriana Nikolla
6. Ermir Kapedani
7. Olta Aliaj
8. Jorida Rustemi
9. Drita Avdyli
Ka një traditë të heshtur parlamentare në Shqipëri, ku është lënë që Avokati i Popullit të zgjidhet nga opozita. Ndaj edhe pak ditë më parë Kryeministri Rama iu drejtua opozitës duke i kërkuar emrat për Avokatin e Popullit, teksa mbetet për t’u parë se kush do të jetë drejtuesi i një prej zyrave më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!