Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp pasi patën një takim këtë të mërkurë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha: Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej parlamenteve, të para të vendeve aleate për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë vetëm pak ditë pas nënshkrimit të tyre. Ne qëndrojmë me forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën. Sigurisht që është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Është e rëndësishme të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe po kështu edhe detyrimet që kemi në Ballkanin Perëndimor që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe kandidat për në BE do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht stabilitetit. Ndërkohë që koncepti i ri strategjik që kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor, për NATO-n është e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë Serbinë e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por është ende pjesë e rajonit tonë. Nga ana tjetër pata edhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur edhe një herë në samit, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është organizëm konsensual. Me kohët në të cilat jetojmë, në këndvështrimin tim modest është vërtetë e mençur që kjo të rikonsiderohet. Së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia, e vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën për t’ju prezantuar ambicien tonë për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë duke vënë në dispozicion një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund të ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës sonë që nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit dhe për gjithçka tjetër. /tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!