Nje mjek saudit është autori i sulmit në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor gjerman Madgeburg, që shkaktoi vdekjen e dy personave, një prej të cilëve fëmije, dhe plagosjen e 68 të tjerëve: 15 prej tyre janë në spital në gjendje kritike për jetën. 50 vjecari përplasi makinën që drejtonte mbi turmën e njerëzve të mbledhur për të shijuar shpirtin e festave të fundvitit, por për të kthyer për shumë prej tyre në një makth. Autoritetet besojnë se mjeku ka vepruar i vetëm.
Autori u arrestua pak pas ngjarjës së rëndë. Ai kishte mbërritur nga Arabia Saudite e jetonte në Gjermani që prej vitit 2006. Shumë liderë botërore reaguan ndaj sulmit, për të cilin Shtetet e Bashkuara thanë se i ka tmerruar, ndërsa presidenti francen u shpreh thellësisht i shokuar. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti ngjarjen e Magdeburgut një sulm brutal dhe burracak, e tha se ai duhet hetuar e ndëshkuar me rreptësinë më të madhe.
Një shërbesë përkujtimore për viktimat do të mbahet sot në mbrëmje në katedralen e qytetit, ndërs të gjitha eventet e planifikuara atje, përfshirë produksionet teatrale, janë anulluar përgjatë ditëve në vijim. Ajo që ka befasuar më shumë në lidhje me autorin e sulmit është se ai nuk ishte një emër i njohur nga autoritetet për lidhje me ekstremistët islamikë, madje sipas postimeve online, mjeku duket se kishte qenë edhe kritik ndaj Islamit.
Hetuesit ende nuk kanë njoftuar se cili mund të ketë motivi i një akti të tillë. Sulmi erdhhi një ditë pas përvjetorit të tetë të sulmit ndaj një tregu Krishtlindjeje në Berlin. Më 19 dhjetor të vitit 2016, një ekstremist islamist e përplasi kamionin e tij me turmën e vizitorëve të tregut, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Sulmuesi u vra disa ditë më vonë gjatë një shkëmbimi zjarri në Itali.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gjermani#Madgeburg#TopChannelNews
Ещё видео!