Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Banorët që preken nga projekti për ndërtimin e segmentit të Unazës së Madhe kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e së shtunës. Të mbështetur edhe nga PD, ata kanë hedhur parulla kundër qeverisë.
I pranishëm ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se kjo që po bën Rama është barbari ndaj qytetarëve.
Basha i bëri thirrje Ramës që mos përdorë policinë kundër qytetarëve, ndërsa tha se dhuna në komisariat është e filmuar dhe secili do të mbajë përgjegjësi.
Basha: Ajo që po ndodh është një barbari, një shkelje barbare e kushtetutës, e ligjeve që mbrojnë banesat, e ligjeve që garantojnë transaprencën.
Rama ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur shqiptarët. Këtu vetëm me një dorë vjedh 40 mln euro, jo për të zhvilluar Tiranën, por për të mbushur thasët.
Ky nuk është një projekt i qytetit, por projekt i agait të Surrelit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!